“Anketues per Census” – Ne te gjithe Territorin e Shqiperise – “ALL BALCANS CORPORATION” sh.a

Me Kohë Të Plotë
  • Data e Postimit: Shtator 6, 2019
  • Shikime 128
  • 1 Aplikime
  • Niveli i karrierres: Fillestar
  • Eksperienca e kerkuar: Deri ne 1 vit
  • Gjinia e Preferuar: Te dyja
  • Industrite e Biznesit: Shërbime Biznesi
  • Edukimi: Shkollë e mesme
Përshkrimi i Punës

Kompania “ALL BALCANS CORPORATION” sh.a pjesë e “Grupit NELT”, një nga kompanitë më të mëdha në Ballkan në fushën e shpërndarjes, kërkon të punësojë në pozicionin:

“Anketues per Census” – Ne te gjithe Territorin e Shqiperise

Çfarë përfshin roli?

Si anketues, ju do të jeni përgjegjës për të kontaktuar dhe bashkëbiseduar me pronarin/administratorin e njësisë (biznes) për të plotësuar pyetësorin e Censusit. 

Për t’ju ndihmuar të kryeni këtë punë me standartet e kërkuara, ju do të merrni të detajuara udhëzimet dhe do të trajnoheni plotësisht. Ju do të punoni në mënyrë të pavarur në terren por do të raportoni rregullisht tek supervizori i caktuar. Puna juaj kërkon që të punoni jashtë për shumicën e ditës duke vizituar një numër të caktuar adresash. Ju mund të keni nevojë për një dosje me vete pasi do t’ju duhet të mbani pyetësorët.

DETYRAT:

Të siguroni konfidencialitetin e informacionit të regjistruar në çdo kohë

Të siguroheni që ju i kuptoni udhëzimet që ju janë dhënë dhe të merrni pjesë në trajnim

Të keni njohuri të mira të gjithe territorit te Shqiperise.

Të plotësoni saktë dhe me shkrim të lexueshëm informacionin

Të rivizitoni njësitë që kanë qënë të mbyllura gjatë vizitës suaj apo ju është kërkuar të vini në një moment tjetër.

Raporti i menjëhershëm kur haset një refuzim

Të raportoni progresin dhe të dorëzoni pyetësorët e plotësuar në fund të çdo dite

Të përfundoni të gjithë punën brenda afateve kohore të caktuara me standartet e rëna dakort.

KËRKESAT:

Nëse dëshironi që të konsideroheni për këtë postim, ju duhet të jeni:

Në gjendje të punoni në mënyrë fleksibël prej orës 09:00 deri në 20:30 (por sigurisht 8 orë) nga e hëna në të dielë (nje ditë pushim mund të zgjidhet)

Te dispononi automjetin tuaj personal per te gjithe kohezgjatjen e procesit, ku furnizimi me karburant i automjetit do te jete per llogari te kompanise.

Në gjendje të përdorni kompjuterin në programin excel (njohuri bazë)

Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,

Të jeni i besueshëm,

Aftësi të mira komunikuese.

Në gjendje të përdorni një smart phone ( i.e What’s up, Viber, etc…)

Në gjendje të udhëtoni në të gjithë Shqiperine për të kryer punën.

Puna ofrohet per te gjitha qytetet e Shqiperise.

Paga e ofruar është 1000 Lekë në ditë per 25 rregjistrime/ditore.

Nese numri I rregjistrimeve kalohet ne me shume se 40 rregjistrime, pagesa do te jete 60% mbi pagen ditore te ofruar.

Dieta ditore ne vleren 700 Lekë në ditë.

Ne fund te procesit, bonus ne vleren 24.600 leke

Afati i përfundimit do të jetë dy muaj.

TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

Departamenti i Burimeve Njerëzore

[email protected]

Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 05.09.2019

__________________

All Balcans Corporation Sh.A.

Rr. Dhaskal Todri, Kashar, Tiranë, Shqipëri

Web: www.albancorp.com

TBRC