Ekzekutiv Shitjesh për zonën e Kavajës -Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS)

Me Kohë Të Plotë
  • Data e Postimit: Nëntor 1, 2019
  • Shikime 36
  • 0 Aplikime
  • Niveli i karrierres: Manaxher
  • Eksperienca e kerkuar: 2 Vite
  • Gjinia e Preferuar: Mashkull
  • Industrite e Biznesit: Tregëti me shumicë
  • Edukimi: Diplomë Bachelor
  • Gjuhet e Huaja: Anglisht
Përshkrimi i Punës

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

EKZEKUTIV SHITJESH

për zonën e Kavajës

Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuara lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:

· Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas programit ditor.

· Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.

· Kontrollon gjëndjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.

· Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon klientët e rinj.

· Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.

· Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës

Aftësitë dhe kualifikimet:

· Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëpërparshme në pozicione të ngjashme.

· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.

· Të ketë dëshirë të punojë në terren.

· Leje drejtimi automjeti.

· Të banojë në Kavajë.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: [email protected], brënda datës 17 Nëntor 2019.

Vetëm kandidatët që plotesojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta.