Inxhiner Ndertimi -‘Edil Al” / Durres

Me Kohë Të Plotë
  • Data e Postimit: Gusht 9, 2019
  • Shikime 31
  • 0 Aplikime
  • Niveli i karrierres: Drejtues
  • Eksperienca e kerkuar: 8 Vite ose me shume
  • Gjinia e Preferuar: Mashkull
  • Industrite e Biznesit: Ndërtim
  • Edukimi: Diplomë Bachelor
  • Gjuhet e Huaja: Anglisht
Përshkrimi i Punës

Kompania e ndertimit ‘Edil Al” kerkon te punesoje: Drejtor Teknik Kantieri

KANTIERI

SAN PIETRO RESORT

PERSHKRIMI I POZICIONIT

Inxhinier Ndertimi

DETYRAT KRYESORE

Marrjen e projektit nga Dega Teknike dhe ben zberthimin sipas proceseve te punes, te preventivit te detajuar te zbatimit dhe ndarjen e tij ne grupe.

Krijimin e grafikut te punimeve per projektin qe drejton.( per projektet qe zgjasin mbi nje vit, duhet te bej Grafik tre mujor, gjashte mujor, vjetor duke u bazuar tek grafiku I total projektit).

Ne perputhje me grafikun e punimeve ndertimore te objektit , krijon grafikun e blerjeve apo tenderimeve. Ky grafik do te behet ne bashkepunim me Drejtorine Teknike per te bashkerenduar me te gjithe kantieret e tjere dhe me miratimin e Administratorit te Kompanise.

Realizon planin i organizimit të punimeve së bashku me organigramën e kantierit dhe rregulloren e Kantierit së bashku me detyrat e përgjegjësitë e personelit dhe e dergon per miratim Drejtorit te Zyres teknike dhe per aprovim tek Administratori i Kompanise.

Kontrollin e nevojshëm për plotësimin me detaje të projektit dhe zgjidhjen e problemeve teknike që mund të ndodhin në objekt. Në rast se nevojitet, njofton projektuesit ose konsulentët e projektit;

Vizatimin dhe aprovimin e detajeve dhe specifikimeve teknike të cilat janë lënë pa u zgjidhur nga studio e projektimit ose janë ndryshuar me kërkesë nga Investitori si dhe azhornimin e projektit me ndryshimet e realizuara;

Ndjekja për marrjen nga Bashkia të Akteve të Piketimit, Kuotës ± 0.00, karabinasë dhe sistemimeve;

Krijimin e specifikimeve teknike për materialet apo pajisjet të cilat do të tenderohen si edhe te kushteve te pjesemarrjes ne tender te tenderuesve.

Organizon dhe përgatit te gjitha materialet , lejet qe kërkohen dhe te gjithë procedurën ne kohe rekord per institucionet shteterore (Bashki, IKMT,etj).

Miraton planet e punës te sjella nga inxh e terrenit dhe ndjek rritmin e zbatimit

Percjell tek inxhinieret e terrenit grafiket dhe ecurine qe duhet te kete puna.

Te beje te gjitha metodologjite e punimeve te reja qe mund te dalin ne projekt ,per propozim tek Drejtori Teknik dhe Supervizori.

Per cdo objekt te kerkoje measurement sheet, dhe te krijoje dosjet e veçanta.

Per cdo objekt te kerkoje AS-Build drawings te mbyllura per cdo proces te mbyllur..

Te kerkoje nga ing e terrenit te gjitha punimet e paparashikuara te kryera ,se bashku me proces-verbalet e mbajtuara (foto etj) dhe me firmën e site supervizor ( e domosdoshme)

Te kerkoje llogari per HSE dhe Quality ne kantier.

Mban marredheniet me nenkontraktoret, pranon dhe aprovon ( mbas kontrollit te site ing) te gjithe librezat e masave dhe situacionet e pjeseshme dhe i percjell me firmen e tij per tek Dega Teknike.

Sebashku me Drejtorin e kantierit jane pergjegjes per realizimin e projektit brenda afateve dhe kostove financiare.

KRITERET KRYESORE

Edukimi: Inxhinier Ndertimi

Eksperienca: Te kete mbi 10 vjet eksperience pune ne kete pozicion ne kompani ndërtimi

Njohuri kompjuterike: Autocad, Microsoft Office

Gjuhe te Huaja: Anglisht dhe ndonjë gjuhe tjetër te BE

Te kete aftësi shume te mira te punës ne grup

Te kete aftësi shume te mira planifikuese dhe organizuese

Te gjithë te interesuarit, janë te lutur qe te dërgojnë CV-te ne adresën [email protected]

Afati i fundit i aplikimit eshte data 30 Shtator 2019, ora 17:00

Vetem kandidatet e përzgjedhur do te kontaktohen

Edilal merr përsipër qe te dhënat e kandidateve te trajtohen ne konfidencialitet te plot

Cel. : +355 4480 1041

TBRC